Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Të intensifikohet fushata e vetëdijesimit për variantin e ri Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi

Dhj 17, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

​Në këtë takim u theksua rëndësia e fuqizimit të zbatimit të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe komunave, për zbatimin rigoroz të masave në fuqi.

Paralelisht me fuqizimin e zbatimit të masave, kryeministri i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi që të intensifikohet fushata e vetëdijesimit për variantin e ri Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi, për të inkurajuar qytetarët të vaksinohen me dy dozat, ose të marrin dozën përforcuese të vaksinës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM