Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Bibovic: Malazezët në Kosovë kontribuojnë drejtpërdrejt në diversitetin shoqëror të Republikës së Kosovës

Dhj 17, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Bibovic.

Në takim, presidentja Osmani potencoi se dy vendet tona kanë raporte të mira fqinjësore, të cilat mund të avancohen edhe më tej, për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve. Po ashtu, ajo vuri në pah edhe afrinë që qytetarët e Kosovës e kanë me Malin e Zi, sa për shkak të lidhjeve familjare, po aq edhe për traditën e kalimit të pushimeve verore në Ulqin dhe në bregdetin malazez.

Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe për rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve për t’i luftuar tendencat dashakëqia, të cilat synojnë destabilizimin e rajonit.

Presidentja Osmani theksoi se malazezët në Kosovë kontribuojnë drejtpërdrejt në diversitetin shoqëror të Republikës së Kosovës dhe se institucionet e Kosovës do të angazhohen gjithnjë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre dhe të komuniteteve të tjera në vend, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM