Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit janë: lagjja Pejton, lagjja Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria, në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të KRU Prishtina.