Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Dhj 21, 2021

Sot, në orët e hershme të mëgjesit në ora 03:10, Policia Rajonale e Ferizajt gjatë patrullimit ka hasur në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’ ku dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë reaguar dhe aty kanë hasur shtatë (7) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 248 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 3 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM