Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 02.01.2022
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060
Në total numri i rasteve aktive është 509.