Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 34 pacientë. Prej tyre 4 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.