Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në zbatim të planit ndaj pandemisë COVID-19

Jan 5, 2022

Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj.

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM