Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur sot konkursin për përfitim të bursës universitare për vitin akademik 2021/22 për studentët meritorë.
Bursat universitare ndahen për studentët e nivelit themelor, të cilët janë të rregullt dhe i plotësojnë kriteret që mund t’i gjeni në konkursin e plotë, të cilit mund t’i qaseni duke klikuar KËTU.
Aplikimi nis nga sot, më 5 janar 2022, në orën 13:00, dhe do të jetë i hapur deri më 20 janar 2022, në orën 13:00, thuhet në faqen zyrtare të UP-së.
Suksese!
Informacionet e detajuara i gjeni në: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1554