Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK mirëpret vlerësimet e FMN pas përfundimit të konsultave të Artikullit IV me Kosovën

Jan 13, 2022

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të konsultave të Artikullit IV me Kosovën për vitin 2021.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për të hequr gradualisht masat mbështetëse të lidhura me pandeminë në vitin 2021 ishte i justifikuar.

Ndërkohë që sistemi financiar në përgjithësi, ka mbetur i qëndrueshëm dhe rritja e kredive joperformuese pritet të jetë e kufizuar, forcimi i monitorimit të rrezikut kreditor është thelbësor për të siguruar që provizionet në banka pasqyrojnë ndryshimin themelor në kualitetin e mjeteve dhe se nivelet e kapitalit janë të mjaftueshme për të absorbuar humbjet, si dhe për të vazhduar aktivitetin kredidhënës.

Kapaciteti i autoritetit mbikëqyrës për të vlerësuar kornizën e humbjeve të pritura kreditore të institucioneve të rregulluara në kontekstin e zbatimit të SNRF-9 duhet të vazhdojë të përmirësohet.

Rifillimi i funksionimit të Bordit të BQK-së do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar dhe Vlerësimit të Masave Mbrojtëse, duke siguruar që funksioni i stabilitetit financiar të raportojë drejtpërdrejt te Bordi Ekzekutiv, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

 

Raportin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund ta gjeni në vijim:

https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2022/01/11/Republic-of-Kosovo-2021-Article-IV-Consultation-Press-Release-and-Staff-Report-511873

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM