Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti bëri homazhe në varreza për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Jan 15, 2022

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bënë homazhe dhe vunë kurorë lulesh të freskëta në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku janë varrosur trupat e 45 viktimave të masakrës së kryer nga forcat serbe të sigurisë, më 15 janar 1999.

Pas homazheve, të tre udhëheqësit shtetërorë, së bashku me të mbijetuarin e masakrës së Reçakut, Ramë Shabani dhe dëshmitarin Metush Ramadani, ecën deri tek vendi i krimit, në lugun e quajtur Kodra e Bebushit.

Aty dëgjuan rrëfimin e të mbijetuarit Ramë Shabani, i cili ishte 33-vjeçar, kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë ia vranë vëllain 22 vjeçar dhe 11 të afërm të tij, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM