Build Skills with our trainings

Sign up now!

PDK: Kosova kërkon dhe do të kërkojë drejtësi deri në pafundësi, Lavdi martirëve të Reçakut

Jan 15, 2022

Anëtarë të Kryesisë, deputetë e zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë sot për homazhe në Reçak, në 23 vjetorin e një prej masakrave që tronditi botën demokratike, ku u vranë mizorisht 45 shqiptarë të të gjitha moshave.

Partia Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor të dhimbjes e kujtesës tonë historike, kërkon përsëri nga organet e drejtësisë ndërkombëtare që kriminelët e vërtetë, ata të cilët janë përgjegjës për masakrat në Reçak, Mejë, Izbicë, Krushën e Madhe, Abrisë së Epërme, Kleçkë e dhjetëra të tjera, të gjinden, arrestohen dhe të vihen para drejtësisë.

Mijëra viktima shqiptare, familjet e tyre, populli ynë, vazhdon të jetojë me ndjenjën e padrejtësisë edhe sot.

Edhe më keq, 23 vite pas luftës, Kosova ende nuk e di se ku janë trupat e mbi 1600 personave të zhdukur.

Kosova kërkon dhe do të kërkojë drejtësi deri në pafundësi!

Lavdi martirëve të Reçakut. Ne nuk do të harrojmë asnjëherë!, thuhet në postimin në Facebook të PDK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM