Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hapet ekspozita në nderim të veprimtarëve Gërvalla, Zeka, Mala e Berisha

Jan 17, 2022

Pas ceremonisë së hapjes së manifestimit tradicional kulturor, të 31-in me radhë, “Flaka e Janarit 2022”, që kësaj here ju kushtua veprimtarëve të çështjes kombëtare Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ekspozitën e hapur në Teatrin e Gjilanit, të titulluar “Rezistenca”, ku janë ekspozuar pikturat e 61 artistëve kosovarë.

Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti e vlerësoi të qëlluar hapjen e ekspozitës, duke e pasur parasysh që veprimtarët Gërvalla, Zeka, Mala e Berisha, përveçse veprimtarë të çështjes kombëtare ishin edhe krijues artistikë.

Kryeministri tregoi që gjatë vizitës që i bëri kullës së Gërvallajve në fshatin Dubovik dhe te varret e tyre te një bli i cili, siç tha ai, është aq i vjetër sa që askush nuk e di as është i vjetër, ka parë orenditë dhe gjësendet e tjera të Jusufit e Bardhoshit, në mesin e të cilave ka shumë instrumente artistike.

“Aty ka kitarë, por ka gjithashtu edhe ditarë, ka prozë e poezi, por ka edhe këngë. E shumë mirë që pas akademisë përkujtimore që u bë në përkujdesjen time sot në Prishtinë e kësaj  që u bë sot në Gjilan, bashkë me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni erdhëm në këtë galeri, meqenëse të gjithë veprimtarët kanë qenë jo vetëm krijues shoqërorë, por edhe artistikë”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri theksoi se përveç shkrimeve, fjalimeve që ata i kanë prodhuar, përveç këngëve që i kanë kompozuar dhe i kanë kënduar, është e domosdoshme që ta kemi edhe pikturën e vizatimin, të gjitha këto krijime që janë shprehje e shpirtit krijues të brezit aktual, në mënyrë që përvojat tona jetësore që i kemi, ndjenjat, ndjesitë, ndjeshmëritë edhe në këtë formë t’ia paraqesim dhe t’ia komunikojmë njëri-tjetrit.

“Unë besoj që e kam parë gjysmën e kësaj ekspozite.  Po pres që ta shoh edhe gjysmën tjetër në këtë anë, por mund të them se këtu ka talent, ka shumë entuziazëm, i cili duhet të mbështetet edhe nga institucionet lokale edhe ato qendrore për shkak se njerëzit të cilët prodhojnë, krijojnë e ndërtojnë që ta bëjnë vendin tonë edhe më të jetueshëm, edhe më të dashur”, tha kryeministri Kurti.

Ai ju falënderua të gjithë atyre që mbështetën ekspozitën dhe morën pjesë aty, sepse siç tha ai, galeria nuk është vetëm bashkësi e punimeve artistike, por edhe komunitet i njerëzve artdashës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM