Build Skills with our trainings

Sign up now!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me 60 biznese anëtare marin pjesë në panair në Antalia

Jan 18, 2022

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, e përfaqësuar nga më shumë se 60 subjekte hoteliere, po merr pjesë në “Panairin Ndërkombëtar të Pajisjeve të Industrisë së Hotelerisë” i cili po organizohet nga Qendra e Panaireve dhe Kongreseve (ANFAS) në Antali, e që bashkon këtë sektor me tregjet botërore nga Antalia me përvojën e saj prej më shumë se një çerek shekulli.

Ky panair që ka rëndësi shumë të madhe për promovimin e resurseve hoteliere të vendeve të ndryshme, organizohet për të 32-tën herë me radhë.

 Këtë vit kjo ngjarje e rëndësishme fillon më 18 janar për të vazhduar me aktivitete të shumta deri më 21 janar 2022, në Anfaş International Expo dhe Qendrën e Kongreseve në Antalia duke u angazhuar të bashkojë më shumë se 450 ekspozues me mbi 45,000 vizitorë profesionistë nga 81 provinca në Turqi dhe mbi 45 shtete të huaja.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i hotelerisë dhe pajisjeve industriale të saj duke i kushtuar rëndësi edhe promovimit të mjeteve të punës të cilat përdoren në këtë industri. 

Çdo vit ky panair tërheq numër shumë të madh vizitorësh, si ishte rasti në vitin 2019 që në këtë organizim kanë marrë pjesë më shumë se 44625 vizitorë nga e tërë bota. 

Përfaqësuesit e OHTK-së të kryesuar nga kryetari prof. dr. Hysen Sogojeva, po marrin pjesë në këtë panair, duke e parë si mundësi të artë për promovimin e Odës dhe subjekteve të saja anëtare por në theks të veçantë për promovimin e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë të Kosovës.

Ky panair është rrugë shumë e mirë që do të na lejojë të gjejmë të gjitha mundësitë dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tona si organizatë por edhe si shtet, vlerëson kryetari i Odës së  Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, prof. dr. Hysen Sogojeva.

Kryetari Sogojeva bëri të ditur se gjatë kësaj vizite zyrtare OHTK-ja, do të zhvillojë takime të rëndësishme dhe do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me subjekte hoteliere dhe me organizata simotra në Turqi duke vënë theksin tek marrëveshja e bashkëpunimit që do të nënshkruhet  me ANFAS, thuhet në komunikatën për media e OHTK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM