Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Yamanaka: Konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Kosovës

Jan 18, 2022

Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri  me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij,Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM