Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Yamanaka: Gatishmëri e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës

Jan 18, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në sferën e politikës së jashtme, menaxhimin e pandemisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të tjera.

Presidentja Osmani ka falënderuar Yamanaka për mbështetjen e deritashme japoneze, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Japonia ka prezencë të vazhdueshme nëpërmjet projekteve në Kosovë, ndaj presidentja ka kërkuar mbështetje në fushën e arsimit, respektivisht në shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni.

Më tej, presidentja ka potencuar mundësitë që ofron Kosova për investimet japoneze dhe në këtë kontekst ka përmendur moshën e re të popullsisë dhe fuqinë punëtore të kualifikuar. Sipas saj, Kosova ka potencial të zhvillojë bashkëpunim me Japoninë në sferën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë, arsimit, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ndërkaq Yamanaka ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka përmendur organizatën japoneze JICA, e cila sipas tij vazhdon të  implementojë projekte në Kosovë.

Teksa është biseduar për menaxhimin e pandemisë, Yamnaka ka bërë të ditur se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë, duke paralajmëruar dhënien e donacioneve për institucionet shëndetësore, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM