Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet.
Me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.