Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Ekonomisë dërgon komentet për raportet konsultative të ZRrE-së

Shk 2, 2022

Ministria e Ekonomisë ka dërguar komentet për “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë të shërbyer nën FSHU” dhe “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i të Hyrave të Lejuara Maksimale të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar” të publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë më 17 janar 2022.

Duke marrë parasysh dallimin e madh të çmimeve sipas blloqeve të propozuara (deri në 600 kWh dhe mbi 600 kWh), si dhe mungesën e një studimi shumëdimensional që do të informonte përcaktimin e pragut, Ministria e Ekonomisë ka propozuar dy alternativa për ZRrE-në.

Alternativat e propozuara nga ME janë:

  1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose
  2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh.

Më tej, ME ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), që si autoritet i pavarur që në mandatin e tij ka mbrojtjen e konsumatorit, të sigurohet që gjatë shqyrtimit tarifor të shmangë ndërsubvencionimin dhe diskriminimin në mes të kategorive të konsumatorëve.

Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që ZRrE të bëjë ri-vlerësim të elementeve të përllogaritjeve të të hyrave të lejuara, si çmimet e importit dhe marzha e fitimit të furnizuesit, poashtu rishikim të hapësirës për t’i reduktuar ato në mënyrë që kjo të reflektohet në ulje të tarifave për konsumatorët, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM