Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zyra e PE ekspozon në Lubjanë fotografitë e laureatëve të Çmimit Saharov, ndër ta edhe presidenti Rugova

Shk 2, 2022

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë të ditur se Zyra e Parlamentit Evropian ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”.

Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përshkrimin për Presidentin Rugova thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar parreshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit është nderimi më i lartë i bërë nga BE-ja për punën për të drejtat e njeriut.

Në vitin 1991, laureat i parë i Çmimit Saharov nga Kosova ka qenë veprimtari i shquar dhe emblema e rezistencës, Adem Demaçi, thuhet në postimin në Facebook të Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM