Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Play International Kosovo hap thirrje për vullnetarë për projektin “Kosovo PLAYers”

Shk 8, 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Play International Kosovo ka hapur thirrjen për vullnetarë për projektin “Kosovo PLAYers” të financuar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në MKRS.

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e 40 vullnetarëve të rinj, nga të paktën 8 komuna të Kosovës, me aftësi të animacionit sportiv.

Vullnetarët do të trajnohen mbi aftësitë e animacionit për zhvillimin e lojërave bashkëpunuese dhe kolektive dhe më pas do të implementohen aktivitete në lokalitetet e tyre me rreth 700 fëmijë.

Kështu, nëse jeni 16+ vjeqar dhe jetoni në njërën nga këto komuna: Deçan, Dragash, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanica, Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Leposaviq, Lipjan, Malishevë, Mamusha, Mitrovicë, Mitrovica Veriore, Novobërda, Obiliq, Partesh, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Ranillug, Skenderaj, Suharekë, Shtërpcë, Shtime, Viti, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan ne ju ftojmë të ndiqni trajnime falas disa fazore ku ju përgatiteni për të implementuar punën tuaj vullnetare.

1.Mundësi për tu trajnuar do të keni në njërën nga dy datat: 25-27 Shkurt dhe 18-20 Mars.

2.Trajnimi zgjat tri ditë dhe është pa pagesë.

3.Transporti, akomodimi në hotel dhe ushqimi do të organizohet dhe do të mbulohet nga PLAY.

4.Pjesëmarrësit do të pranojnë një manual të metodologjisë dhe gjithashtu një qantë sportive me të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar aktivitete sportive-edukative, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Linku për aplikim: https://forms.office.com/r/FWNUt7u485

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM