Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Hovenier uron 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shk 17, 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e Pavarësisë.

Ambasadori Hovenier ka thënë se Kosova sot feston 14 vjet pavarësi – 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

 

Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e quajmë Kosovën partnere dhe mike.

 

Partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit. Për këtë arsye ishin aq të lumtur që javën e shkuar patëm mundësinë të ndajmë edhe gjysmë milioni të dozave të sigurta, efektive në luftën tonë të përbashkët kundër Covid-19.

 

Gjithsej, populli amerikan i ka dhuruar më shumë se një milion doza të vaksinave dhe pothuajse 10 milionë dollarë ndihmë për t’ju mbajtur juve dhe familjeve tuaj të shëndetshëm dhe të sigurt.

 

Përderisa e festojmë bashkërisht këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm që e gëzojmë në mes të dy vendeve tona – Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme.

 

Si do ta bëjmë këtë? Së bashku!

 

Së pari, duke e mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë PA sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj.

 

Gjithashtu, nënkupton vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë shumetnike, forcë tokësore mbrojtëse të ndërveprueshme me NATO-n, e cila jo vetëm që është e aftë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por që gjithashtu, ashtu siç tashmë e ka demonstruar, kontribuon në misionet e përbashkëta të sigurisë globale dhe mbështet reagim efikas ndaj fatkeqësive natyrore.

 

Së dyti, duke mbështetur përpjekjet drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, ne dëshirojmë ta ndihmojmë Kosovën përderisa vazhdon të ndërtojë institucione publike të qëndrueshme, efikase që ofrojnë shërbime dhe ndajnë drejtësi në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët përderisa njëkohësisht çrrënjosin korrupsionin.

 

Së treti dhe në fund, do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë përderisa ndërtoni ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Një ekonomi që i jep përparësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe që ka furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike; që krenohet me një sektor të fortë privat; tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta; mbron mjedisin; dhe ruan talentin inovativ.

 

Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara.

 

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM