Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sekretari amerikan i shtetit, Blinken uron 14- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shk 17, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e Pavarësisë.

Blinkeni në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përgëzoi popullin e Kosovës për festimin e 14-vjetorit të shtetit sovran dhe të pavarur.

 

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përgëzoj popullin e Kosovës përderisa festoni përvjetorin tuaj të katërmbëdhjetë si shtet sovran e i pavarur.

 

Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat demokratike të përbashkëta.  Si një ndër demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e arritur gjatë këtyre 14 viteve.  Nga ana jonë, jemi krenarë që ju mbështesim në këtë ndërmarrje.

 

Përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve të fuqishme demokratike dhe gjithëpërfshirëse që iu shërbejnë të gjithë qytetarëve kërkon vendosmëri.  Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës përderisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

 

Ne mirëpresim që Kosova me të drejtë të zë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe theksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mënyrë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruar në njohje reciproke.

 

Ne jemi mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj – për bujarinë tuaj në pritjen e afganëve të cenueshëm dhe kontributin tuaj për sigurinë dhe stabilitetin global.

 

Popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe shëndet përderisa vazhdoni udhëtimin tuaj demokratik dhe përderisa, bashkërisht, e forcojmë edhe më tej miqësinë tonë të palëkundur, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM