Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Backes: Ftohen bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë

Shk 22, 2022

Ministri i Financave Hekuran Murat gjatë vizitës së tij në Luksemburg, takoi homologen e tij, ministren e Financave të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Yuriku Backes.

Fillimisht, Murati e uroi Backes për marrjen e detyrës së ministres së Financave dhe e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, ministrat diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, ku Murati theksoi se pas normalizimit të situatës me pandeminë, objektiv kryesor i Ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Për këtë, ministri Murati, përmes ministres Backes, ftoi edhe një herë bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.

Më tutje, theks i veçantë u vë edhe në diskutimin rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme të bazuar në barazi sociale. Marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran.

Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM