Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Zhvillimi adekuat në fëmijërinë e hershme është shansi jonë për një shoqëri të përparuar

Shk 22, 2022

Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në bashkëorganizim me Bankën Botërore dhe me mbështetje të UNICEF-it, sot u mbajt organizimi i parë i nivelit të lartë mbi Zhvillimin në Fëmijëri të Hershme.

Në fjalimin e saj,Osmani ka theksuar se investimi në zhvillim të shëndetshëm në vitet e hershme të jetës së një fëmije është garanci më e mirë për sukses në arsim, rritje të dukshme të produktivitetit, performancë ekonomike dhe shëndet më të mirë.

“Nuk mjafton të përsëritet vazhdimisht se vitet e para të jetës së një fëmije janë ato që e bëjnë dallimin. Janë pikërisht vitet e para të jetës së fëmijëve kur truri i tyre zhvillohet me hov dukshëm më të shpejt se kurdo tjetër përgjatë jetës së një njeriu. Sa herë që në të rriturit flasim me ta, u këndojmë, i bëjmë të qeshim, luajmë me ta e i argëtojmë, kjo ndikon gjithnjë e më shumë në shëndetin e tyre mendor, në krijimin e marrëdhënieve të shëndosha, por edhe ju mëson disa nga aftësitë më të rëndësishme për një një të ardhme më të suksesshme e më mirëqenie më të lartë. Sa më shumë investim në fëmijërinë e tyre të hershme, aq më i madh e më i dobishëm do të jetë kthimi në investim në vitet e tyre të rinisë e në moshën e pjekurisë”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas saj, fëmijët nuk zhvillohen duke ndjekur një trajektore lineare të zhvillimit.

“Rrugëtimi i tyre drejt moshës së pjekurisë kalon në faza, sfida, e trajektore të ndryshme. Ajo që nuk duhet të harrojmë është që fëmijët lulëzojnë në bazë të mundësive që u krijohen. Sot, ne e kemi mundësinë për t’i dhënë një shans çdo fëmije që të lulëzojë dhe të bëjë më të mirën që mundet me jetën e tij apo jetën e saj. Zhvillimi adekuat në fëmijërinë e hershme është shansi jonë më e mirë për një shoqëri të përparuar, më produktive, dhe me mirëqenie më të lartë”, ka theksuar në fjalimin e saj presidentja Osmani.

Ky aktivitet është përmbyllur me miratimin e një sërë zotimesh përmes të cilave institucionet e vendit janë dakorduar për bashkërendim dhe bashkëpunim në fushën e zhvillimit për fëmijërinë e hershme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM