Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Twitter ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin ukrainas, ku dhe është ndriquar ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me flamurin e Ukrainës.
Kurti ka thënë se pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.
“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”.