Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konfirmohet përparim në negociata e marrëveshjes për transferim të dënuarve nga Danimarka në Kosovë

Mar 10, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin e Drejtësisë, Nick Hækkerup.

Ministrja Haxhiu, duke iu uruar mirëseardhje ministrit Hækkerup dhe delegacionit danez, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt të Mbretërisë së Danimarkës, duke i cilësuar si aleat tejet të vlefshëm, veçmas për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Republikën e Kosovës në fushën e drejtësisë penale.

Palët konfirmuan përparimin në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë e cila pritet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti.

Partneriteti i tillë, në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, ishte pjesë e këtij diskutimi, me ç’ rast nga të dy anët u shpreh vullnet për të bashkëpunuar për interesat e qytetarëve të të dy palëve, në zhvillimin dhe avancimin edhe për interesa tjera vitale.

Partneriteti i fuqishëm në sektorin e drejtësisë, investimet e rëndësishme në fushën e energjisë, janë garanci për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushat tjera, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM