Build Skills with our trainings

Sign up now!

MMPHI: Të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjete

Mar 10, 2022

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se sipas informacioneve nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për automjete.

Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve.

Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë.

Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjës gjatë kësaj kohe, thuhet në postimin në Facebook të MMPHI-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM