Build Skills with our trainings

Sign up now!

Holanda partnere e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Mar 17, 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur në takim zv. ambasadorin e Holandës në Kosovë, Peter van der Bloemen, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe ndikimit të tyre në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që u nënshkrua sot.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkoi mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM