Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Ndahen çmimet për gazetarët më të mirë të sportit

Mar 18, 2022

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët më të mirë të sportit “Çmimet Ali Shala 2021”, organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Faton Polisi mori çmimin për kronikën më të mirë televizive në sport, Kemajl Goca – shkrimi më i mirë, Shpend Ahmeti – fotografia më e mirë dhe Eljona Patriku u zgjodh raportuesja më e mirë e re në sport. Çmimin për vepër jetësore e mori gazetari Gani Begu, ndërsa çmimi post-mortum iu nda kontribuuesit tw madh të hendbollit të Kosovës, Ahmet Hysenaj – Petrova.

Ministri Ceku ndër të tjera në fjalën e tij tha që gazetarinë sportive MKRS e konsideron partner të rëndësishëm në zhvillimin e politikave dhe në avancimin e tërësishëm të sportit.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerët e sportit dhe të gazetarisë sportive në Kosovë, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Leonard Tase, këshilltar i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, drejtuesit e SGGSK-së të udhëhequr nga gazetari Edmond Thaçi, Dekani i Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi, gazetarët e mirënjohur, Defrim Methasani e Altin Sulçe, Shaban Sinani, përfaqësues të organizatave sportive dhe gazetarë sportiv, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM