Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- gjeneral Rüter: Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria për të gjithë janë të domosdoshme

Pri 4, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës gjeneral Jörg Rüter, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).

Ai shprehu mirënjohjen për punën dhe rolin e rëndësishëm të gjeneralit Rüter gjatë gjithë mandatit të tij, për t’i mundësuar NATO-s të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, kryeministri i uroi mirëseardhje Gjeneralit Joachim Hoppe, i cili do të pasojë gjeneralin Rüter në pozitën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Kryeministri Kurti njoftoi ushtarakët e NATO-s për të arriturat gjatë një viti të qeverisjes. Progresi i vendit, porsi të drejtat e qytetarëve, duhen mbrojtur e ruajtur. Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Rüter u pajtuan që paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria për të gjithë janë të domosdoshme.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për çfarë drejtuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s siguruan mbështetjen e vazhdueshme brenda mandatit të NALT-it për ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM