Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 43 persona, të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 4 ditëve të fundit.
Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë, prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik.
Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente, ishin, po ashtu, 175 raste ortopedike, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






