Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Mbështetje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ka hartuar Draftin e Rregullores së Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Rregullorja ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet vartëse.
Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit, thuhet në faqen zyrtare të MAShTI-t.
Ndër të tjera, Draft-Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh:
- Obligimi për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit brenda MAShTI;
- Trajtimi i konfliktit të interesit nga autoriteti përgjegjës;
- Veprimet e ndaluara për zyrtarin e MAShTI;
- Angazhimi në punë jashtë institucionit;
- Obligimi, përgjegjësitë për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;
- Identifikimi dhe raportimi i konfliktit të interesit në MAShTI;
- Mënyrat e trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit;
- Sanksionet në rastet e konfliktit të interesit.
Draft-Rregullorja është në diskutim publik deri më datë 27 korrik 2022, andaj ju ftojmë t’i adresoni komentet tuaja në linkun më poshtë:
https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…






