Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.
Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjeter i kontabandimit te 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.
Automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.




