Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti sot ka shoqëruar në Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979) shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale “Vjedhje të rënda” dhe “Vjedhje në tentativë” në disa fshatra të Komunës së Vitisë.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






