Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKShPK: Apel te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ushqimit

Kor 7, 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit.

IKSHPK thotë se pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve, prandaj mos hani ushqim kudo, thuhet në postimin në Facebook të IKShPK-së.

 

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

 

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

 

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

 

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

 

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

 

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

 

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

 

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

 

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

 

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

 

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

 

Duart duhet të lahen dhe thahen:

 

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

 

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

 

– pas përdorimit të tualetit

 

– pasi të pastroni hundën

 

– pasi të prekni një kafshë

 

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

 

MOS HANI USHQIM KUDO!

 

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM