Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari viziton Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Gus 13, 2022

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjeneral Jashari është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku me këtë rast vizitoi Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Gjatë vizitës Gjeneral Jashari u takua me Komandantin aktual të Akademisë, Gjeneralmajor Duncan Capps dhe Komandantin në ardhje, Gjeneralmajor Zachary R. Stenning. Gjatë takimit KOMFSK e falenderoi Gjeneralin Capps për kontributin dhe diskutuan për bashkëpunimin ngushtë të FSK-së me Akademinë Sandhurst.

Po ashtu, Gjenerali Capps shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Oficertët e FSK-së që kanë ndjekur studimet në këtë akademi si dhe për kontributin dhe performancen e Oficerëve instruktorë të FSK në Sandhurst.

FSK dhe Akademia Sandhurst kanë një histori bashkëpunimi mbi 12 vjecare, ku deri me tani kanë diplomuar me dhjetëra Oficerë të FSK-së. Aktualisht kemi dy Oficerë duke ndjekur trajnimin dhe një Oficer instruktor që kontribuon në trupën e instruktorëve të akademisë.

Gjatë kësaj kohe Gjeneral Jashari vizitoi ambientet e akademisë, u takua me stafin akademik dhe instruktorët, dhe iu prezantua një brifing informues mbi misionin, detyrat, konceptin e trajnmit dhe vizionin e edukimit të së ardhmës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM