Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Hapet ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”

Gus 13, 2022

Ministria e Kulturës njofton se në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Muajin e Rinisë, i cili ka për qëllim mbështetjen e të rinjve në aftësimin dhe aktivizimin e tyre profesional në nivel qendror dhe lokal, sot para objektit të MKRS-së është mbajtur ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”.

Kjo ekspozitë është aktivitet i vullnetarëve të qendrës rinore “SHL-Kosova” nga Rahoveci në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa paraqet kufizimet dhe mundësitë e të rinjve në Kosovë. Pjesëmarrës ishin shtatë vullnetarë, nxënës të shkollave të mesme me prirje në fushën e artit pamor. Puna e këtyre të rinjve u monitorua nga koordinatorja e projektit Mehreme Gërguri Krasniqi.

Gjatë ditës ekspozitën e vitiztuan edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komisionit për Rini, Ardian Gola, kryetari i Grupit të Deputetëve të Rinj, Agon Batusha dhe zyrtarë të departamentit të Rinisë nga MKRS.

Ministri Çeku i përgëzoi të rinjtë për punën e tyre përmes së cilës po promovohen vlerat e artit në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM