Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Guérot: Shtim i angazhimit i Presidencës dhe Qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovës në veçanti

Tet 11, 2022

​Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje ambasadorit të Francës, Olivier Guérot dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur si marrëdhënien e ngushtë me ambasadën franceze, ashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me Francën, me vullnetin për zgjerim e forcim të mëtejmë.

Duke e falënderuar për pritjen, ambasadori Guérot rikonfirmoi qëndrimin e Presidencës dhe Qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Presidentit Macron, të shprehur në qershor, për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai vlerësoi lart përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këto procese.

Gjatë takimit u rikonfirmua edhe gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri potencoi se mirëpresim përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm.

Duke vlerësuar diversitetin e bashkëpunimit bilateral, u bisedua në mënyrë specifike për bashkëpunimin ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë, për aktivitetet e shumta që kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në diplomacinë publike. Po ashtu u veçua bashkëpunimi shkencor në misionin arkeologjik Francë-Kosovë, si dhe nisma e qershorit të kaluar me kryetarët e komunave, që duket premtues për sa i përket binjakëzimit dhe urave të ardhshme mes komunave dhe shteteve tona, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM