Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Kontrabandonin mallra përmes rrugëve ilegale në veri, arrestohen dy shtetas të Serbisë

Tet 11, 2022

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë policore kufitare nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu”, në fshatin Koshuticë, komuna Leposaviq, kanë ndaluar dy automjete, të cilat drejtoheshin nga dy vozitës të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë.

Personat e lartcekur dyshohet se përmes rrugëve ilegale me automjete kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbisë duke kontrabanduar mallra të ndryshme.

Në njërin nga automjetet kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar produkte të qumështit dhe miellit, ndërsa, në automjetin tjetër kishte farmerka, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”kontrabandim me mall”.

Malli dhe automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në postimin në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM