Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas fjalimit të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se ndihet krenare që sheh deputetët e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të COE.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se nga e mbijetuara e një masakre dhe gjenocidi brutal, në një kampione e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si fener i demokracisë, është frymëzuese të shikosh Sara Bogujevcin drejtuar kolegëve deputetë nga e gjithë Evropa.






