Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Trashëgimia moderne përmes tre dokumentarëve

Shk 2, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se për të dokumentuar rëndësinë e objekteve të trashëgimisë moderne përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të tyre, mbrëmë në Kino Armata u shfaqën tre dokumentarë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Dokumentari “Ngjyrat” u realizua mbi ndërtesën e Bankosit në Pejë, i cili flet për arkitekturën e tij dhe si e shihnin punonjësit këtë ndërtesë, disa prej të cilëve folën për rëndësinë që ajo kishte asokohe.

“Vijat” i realizuar mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të cilin folën me shumë nostalgji për rëndësinë e veçantë që objekti kishte për rininë dhe aktivitetet kulturore e rekreative.

Dokumentari i tretë “Kupollat” fliste për Bibliotekën Kombëtare, duke shfaqur jo vetëm vlerat e saja kulturore, por edhe arkitekturore.

Një diskutimin për të shpalosur këndvështrimet e profesionistëve të arkitekturës mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë, u zhvillua pas shfaqjes së tre dokumentarëve. Pjesë e panelit ishin profesori i arkitekturës, Ilir Gjinolli, dhe autorja e dokumentarëve, Flaka Xërxa Beqiri, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM