Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit

Shk 2, 2023

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar se ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve, rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient, askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.

 

Paga bazë është vetëm fillimi. Ligji promovon shtesat për mësimdhënës në bazë të performancës/licencimit. Ky është synimi jonë, nxitje të vazhdueshme monetare dhe jo monetare për performancë më të mirë të mësimdhënësve tanë. Rritja në paga duhet të jetë shpërblyese për mësimdhënësit e mirë dhe nxitje për mësimdhënie cilësore. Llogaridhënia do të jetë mekanizmi ynë që do të na garantojë se kjo pagë kthehet në përfitim për nxënësit tanë.

 

Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia. Dhe, për këtë besoj shumë në vullnetin dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për të ofruar mësimdhënie cilësore.

 

Jemi së bashku në rrugëtimin tonë për një arsim më të mirë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM