Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Po jetësohet reforma ligjore në kulturë

Shk 3, 2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ne seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të parë Projektligji për Kinematografinë.

Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes tij filmi shpallet sektor me interes të veçantë publik në Kosovë, po ashtu ndër të tjera parashihet fuqizimi dhe mbrojtja ligjore e kinemave si dhe themelimi i rrjetit të kinemave, ngritja e kapaciteteve institucionale të Qendrës për Kinematografi të Kosovës, krijimi i strukturave të reja si Kinoteka e QKK-së dhe themelimi i programit të edukimit, studimit dhe botimeve.

Në hartimin e këtij projektligji kontribut kanë dhënë grupi punues i kryesuar nga Jehona Shyti, me anëtarë, Lum Çitaku, Taibe Selmani, Brikena Mulliqi, Mehdi Uka, Kimete Berisha, Liridona Hoti, Atifete Jakupaj dhe administrata e MKRS, Qendra Kinematografike e Kosovës, konsulenti francez Julien Ezanno nga QKK e Francës, Donato Giuliani dhe Valon Ibraj nga Ambasada Franceze, po ashtu komuniteti i kineastëve të cilët përgjatë dy viteve ofruan komente dhe këshilla.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM