Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet takimi koordinues i fillim vitit në mes MM-së dhe SHPFSK me NALT dhe ISG

Shk 3, 2023

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së sot kanë mbajtur takimin koordinues mes Zyrës Ndërlidhëse të NATO-së (NALT) dhe Institutit Amerikan për Qeverisje të Sigurisë (ISG). Gjatë fjalës së tij Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj numëroi të arriturat për vitin 2022, ku ndër të tjera ishte plotësim-ndryshimi i tri ligjeve bazë të MM-së dhe FSK-së, Ligji për Policinë Ushtarake dhe rritja e numrit të rekrutimeve.

Si fokus për vitin 2023 është hartimi dhe miratimi i Strategjisë së Mbrojtjes, Projektligji për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri, Koncept-dokumenti për komponentin rezervë, etj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se viti 2023 është një vit shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në ku ndër objektivat më të rëndësishme është ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu, Ministri Mehaj theksoi me rëndësi diskutimin për mënyrat se si mund të rritet efikasiteti në punë, të ngritët niveli i koordinimit ndërmjet aktorëve institucional, si dhe të eliminohet çdo pengesë duke risistemuar personat e duhur në pozitat e duhura.

Këtë vit ngjarje me rëndësi, ai potencoi edhe Ushtrimi “Defender-Europe 23”, për çka kërkoi angazhim dhe përgatitje shtesë. Më tej në fjalën e tij, Ministri Mehaj theksoi se integrimi në NATO i Republikës së Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këtë ai kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, drejtori i NALT, gjeneral brigade Joachim Hoppe përgëzoi MM-në dhe FSK-në për organizimin e sotëm duke theksuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi theksoi se viti 2022 ishte një vit i rezultateve të larta dhe se për këtë vit duhet të identifikohen çështjet për zhvillim të mëtejmë të FSK-së në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara. Gjithashtu, për realizimin e qëllimeve dhe tejkalimin e sfidave të mundshme për këtë vit, gjeneral Cikaqi kërkoi ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti NALT dhe ISG.

Punëtoria njëditore e sotme vazhdoi me prezantimin e sfidave nga ana e drejtorëve te drejtorive të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilat u diskutuan mundësitë dhe modalitetet për tejkalimin e tyre dhe arritjen e plotë të objektivave të parapara për vitin 2023, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM