Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj nënshkruan direktivën për zbatimin e politikës për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim

Mar 17, 2023

Në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Direktiva për zbatimin e Politikës për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, si një dokument strategjik thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate.

Ky dokument është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, zv. Shefja e Misionit të SHBA-së, Alyson Grunder, si dhe Këshilltari për Planifikim, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes.

Dokumenti në fjalë ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes.

Ministri Mehaj me këtë rast theksoi se po krijohet një sistem i detajuar e i përgjegjshëm për menaxhimin e mbrojtjes që do të zbatohet në mënyrë rutinore, duke shpërndarë dhe përdorur në mënyrë efikase burime për të arritur aftësitë e dëshiruara për forcën e ardhshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK po zhvillohen me synimin e vazhdueshëm jo vetëm për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivit për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM