Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Fillon kalendari i Javës Kulturore në Portugali

Mar 21, 2023

ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrulla Çeku dhe ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të shoqëruar nga delegacioni i MKRS, MPJ dhe MASHT, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbon të Portugalisë, ishin pjesë e aktiviteteve hapëse të Javës Kulturore të Kosovës.

11 vepra të reja të artit të blera nga MKRS vitin e kaluar iu shtuan ekspozitës së ambasadës teksa këndi i bibliotekës u hap dhe u mbush me tituj kosovarë, libra të dhuruar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Gjatë bisedës me pjesëtarë të diasporës, ministri Çeku rikonfirmoi përkrahjen e shtetit për mbështetje të artit dhe artistëve, duke krijuar mundësi të reja të promovimit të tyre edhe jashtë kufijve, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM