Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNICEF vazhdon përkrahjen për MASHTI-n në realizimin e planeve dhe qëllimeve në arsim

Mar 21, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, të shoqëruar nga zëvendësshefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të avancimit të sistemit të arsimit dhe ofrimin e mundësive të përgatitjes sa më të mirë të të rinjve tanë për tregun e punës.

Ministrja Nagavci falënderoi koordinatoren Spence për mbështetjen e vazhdueshme të arsimit në Kosovë, ndërsa foli për prioritetet që ka MASHTI për zhvillim në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar që nga zhvillimi në fëmijërinë e hershme.

Po ashtu, ministrja foli edhe për punën që është bërë deri më tani, veçanërisht në arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë, si dhe për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, ajo përmendi edhe skemat e përkrahjes financiare të nxënësve dhe studentëve, përfshirë edhe atë të vajzave në STEM.

Ndërkaq, Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për MASHTI-n në realizimin e planeve dhe qëllimeve në arsim, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM