Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

Mar 21, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se 105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës kanë performuar në Qendrën e Kulturës Belem.

Janë interpretuar vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM