Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Mbrojtjes: Fillon ushtrimi ndërkombëtar i Kërkim Shpëtimit “Kosova Resolve 2023”

Mar 21, 2023

Komanda e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka pritur ekipet e Kërkim Shpëtimit nga shtetet: Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Britania e Madhe, që i janë bashkuar ushtrimit ndërkombëtar “Kosova Resolve 2023”, që realizohet dhe udhëhiqet nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) të FSK-së.

Komandanti i Garës Kombëtare, Gjeneral brigade Naim Haziri i ka pritur dhe ju ka uruar mirë se ardhje ekipeve, duke ju dëshiruar suksese në ditët e ushtrimit, duke ju ofruar përkrahjen e tij dhe të stafit, për të realizuar këtë ushtrim shumë me interes për Kosovën e në veçanti për FSK-në, duke shpërndarë njohurit dhe përvojat e ekipeve nga vendet e ndryshme, me qëllim të ndërveprimit në operacione të përbashkëta për t`u dal në ndihmë vendeve kur do që kërkohet, siç ishte ai i operacionit të Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë muajin e kaluar.

Ushtrimi “Kosovo Resolve 2023”, është një ngjarje shumëkombëshe 5-ditore me ekipe dhe bashkëpunëtorë të Shoqatës Evropiane të Ekipeve Vullnetare të Mbrojtjes Civile (EVOLSAR), këto ekipe pjesëmarrëse janë të kërkim-shpëtimit që reagojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ngjarje krizash dhe fatkeqësish ku do në botë, 60 pjesëmarrësit në këtë ushtrim ndërkombëtarë, pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshinë në operacionin e kërkim shpëtimit në Turqi, ku edhe kanë operuar së bashku me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM