Build Skills with our trainings

Sign up now!

KNKK: Personat e zhdukur, ende plagë e hapur në Kosovë

Pri 27, 2023

Më shumë se 20 vjet pas konfliktit të armatosur në Kosovë, mbi 1600 persona të zhdukur gjatë luftës mbeten të pagjetur. Është një tragjedi për mijëra të afërm që kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe që ende po përballen me këtë paqartësi pas kaq shumë vitesh. KNKK do të vazhdojë të qëndrojë pranë tyre gjatë këtyre kohërave të vështira.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha se: “Plagët e familjeve të personave të zhdukur mbeten të pashëruara. Ditë pas dite, familjet vazhdojnë të jetojnë në ankth dhe paqartësi, pa e ditur se çfarë ka ndodhur me bashkëshortët, fëmijët apo të afërmit e tyre.

 

 

Ne nuk kemi kursyer asnjë përpjekje për t’ua lehtësuar vuajtjet e tyre dhe do të vazhdojmë t’i shoqërojmë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e vendndodhjes së personave të zhdukur. Familjet do të gjejnë ngushëllim vetëm pasi të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre”. Ai përfundoi duke thënë se “është obligim i yni që t’i mbështesim të gjitha nismat që për qëllim kanë zbardhjen e fatit të të gjithë personave që mbeten të pagjetur në Kosovë, pa dallim”.

Në nder të mijëra familjeve që presin ende me dëshpërim informata që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) e ka prodhuar një video pa zë për ta vënë në pah pikëllimin e familjeve si pasojë e humbjes së të dashurve të tyre.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët në konflikt janë të detyruara që të japin informata për fatin dhe vendndodhjen e personave që janë zhdukur në territoret që kanë qenë nën kontrollin e tyre. Familjet e kanë të drejtën e patjetërsueshme që të dinë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur, thuhet në komunikatën për media e KNKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM