Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Mirëpritëm në Kosovë profesor dr. Shechtman nga Izraeli, fitues i Çmimit Nobel në Kimi

Maj 5, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Arberie Nagavci sot ka miirëpritur profesor dr. Dan Shechtman nga Izraeli, fitues i Çmimit Nobel në Kimi.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se ka qenë nder i veçantë të marrë pjesë në ligjëratën e profesor dr. Dan Shechtman “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën” dhe të bashkëbisedojmë në një panel inspirues për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit, sfidat me të cilat po ballafaqohemi, ashtu si dhe për mundësitë e perspektivën për zhvillim.

Ajo ka falenderuar profesorin Shechtman për leksionin e tij frymëzues, ashtu si dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në adresim të çështjeve që shqetësojnë shoqëritë tona, në kohën e sotme.

Bashkëpunimi me shtete të zhvilluara si Izraeli, si dhe shkëmbimi i përvojave nga ekspertë të fushave të ndryshme kanë rëndësi të veçantë.

 

Fëmijëria e hershme dhe arsimi i lartë janë dy nga prioritetet thelbësore të Qeveries dhe Ministrisë sonë. Shkenca është shtylla kryesore e shoqërisë dhe për fat të mirë, sot është lehtësisht e arritshme për të gjithë, përfshirë fëmijët. Andaj, si Ministri kemi ndërmarrë një sërë veprimesh për intensifikimin e studimeve në fusha të ndryshme të shkencave e angazhimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm.

 

Një fëmijë që fillon të mësojë shkencën që në kopsht do të jetë një i rritur që është i përgatitur të fitojë aftësi sipërmarrëse në universitet. Kështu e formojmë shoqërinë tonë, dhe e avancojmë Republikën tonë.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM